E Martë, 3 Nëntor 2026

Teknologjia në kaos, aeroportet dhe linjat ajrore që janë prekur në Europë

Ndërprerjet masive të teknologjisë në mbarë botën kanë shkaktuar mbylljen e sistemeve të IT-së, duke shkaktuar vonesa dhe probleme në aeroportet evropiane, si dhe duke prekur lidhjet e tjera të transportit.

Aeroportet dhe linjat ajrore të prekura në Europë:

Aeroporti Gatëick i Londrës tha se është “i prekur nga çështjet globale të Microsoft” dhe se pasagjerët mund të pësojnë vonesa në kontrollimin dhe kalimin e sigurisë.

Aeroporti gjerman i Berlinit tha se po përjeton vonesa në check-in për shkak të një defekti teknik.

Aeroporti Schiphol i Amsterdamit bëri të ditur se “dështimi i sistemit global”.

KLM Royal Dutch Airlines tha se ndërprerjet “po e bëjnë të pamundur trajtimin e fluturimit”.

Aeroporti i Edinburgut në Skoci sqaroi se ndërprerjet dhe pritjet janë më të gjata se zakonisht.

Autoriteti i aeroportit të Spanjës, AENA, i cili mbikëqyr aeroportet në Madrid, Barcelonë dhe qytete të tjerë në të gjithë vendin tha se ndërprerja “mund të shkaktojë vonesa” dhe se stafi i saj po punon për të zgjidhur problemet.

Iberia Airlines, i linjës ajrore të Spanjës, tha për CNN se sistemet e tyre filluan të punojnë përsëri në orën 9:30 të mëngjesit me kohën lokale duke shtuar se kishte ende disa vonesa.

Aeroporti i Pragës tha se ndërprerjet kanë ndikuar në sistemin e tij global të kontrollit, duke vonuar fluturimet.

Ryanair i Irlandës ka konfirmuar gjithashtu ndërprerje në rrjetin e linjës ajrore, duke këshilluar pasagjerët që të mbërrinin të paktën tre orë përpara kohës së planifikuar të nisjes së avionëve.

Air France shpjegoi se problemet me IT kanë sjellë ndërprerje të sistemit të saj megjithëse fluturimet tashmë në ajër nuk janë cenuar.

Turkish Airlines tha se po përjeton probleme me biletat, check-in dhe rezervimet.

“Ekipet tona po punojnë me zell për të zgjidhur problemin”, tha linja ajrore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›