E Diel, 1 Nëntor 2026

“Teknologjia, prioritet i rradhës për Policinë”, Ervin Demo: Kamerat e trupit, së shpejti për efektivët bashkiakë

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se protestat e fundit kanë evidentuar nevojën për zhvillimin teknologjik të Policisë së Shtetit dhe përshpejtimin e përdorimit të teknologjisë në punën e saj.

Demo tha se shumë shpejt punonjësit e Policisë në Bashkinë e Tiranës do të pajisen me kamera trupi, ndërsa pamjet e regjistruara do të përdoren për të garantuar transparencën dhe për të siguruar që veprimet e policisë të jenë brenda kornizave ligjore.

“Nga këto protesta kemi konstatuar nevojën e zhvillimit teknologjik. Do të punojmë për të ecur me hapa të shpejtë drejt përdorimit të teknologjisë. Një element i rëndësishëm për transparencë do të jetë kamera e trupit, të cilën shumë shpejt do t’ua vendosim punonjësve të Policisë në Bashkinë e Tiranës.

Do të kemi përdorimin e këtyre imazheve për të garantuar që veprimet e policisë do të jenë brenda kornizave. Me radiot e reja do të forcojmë komunikimin.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›