E Diel, 1 Nëntor 2026

Tekste shkollore falas/ Qeveria, 43 milionë lekë për librat e klasave të katërt

Nga viti i ardhshëm shkollor librat do ti marrin të reja dhe falas edhe nxënësit e klasave të katërta dhe të pesta.

Qeveria miratoi në mbledhjen e të mërkurës financimin prej rreth 43 milion lekësh te reja nga buxheti i shtetit.

Më herët nxënësit e klasës së katërt dhe të pestë i merrnin tekstet falas, por të përdoruara.

Të reja dhe pa pagesë do të vijojnë ti marrin librat dhe nxënësit nga klasa e parë deri në të tretë.

Ndërsa tekstet për nxënësit e klasave të gjashta dhe të nënta sipas ministres së Arsimit   do të rinovohen njëherë në tre vjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›