Forcat e armatosura iraniane dhe Trupat e Gardës Revolucionare (Pasdaran), në një operacion të përbashkët, i kanë dhënë një përgjigje “të fuqishme” “agresionit” amerikan.Lajmi është bërë i ditur nga televizioni shtetëror i Teheranit, pas raportimeve për sulme nga Republika Islamike kundër bazave amerikane në Katar dhe Irak.
Pak më parë Irani ka lëshuar gjashtë raketa balistike kundër bazave amerikane në Katar. Po ashtu, Irani ka lëshuar një raketë drejt një baze amerikane në Irak.