Temperaturat e larta, çadra për t’u freskuar në Tiranë, Veliaj: Shmangni daljet e panevojshme

Çadra në sheshin Skënderbej ëhstë një mënyrë për të prëbllaur sadopak temperaturat e larta të ditëve të fundit.
Kryebashkiaku Erion Veliaj beri një apel për qytetarët, që të shmangin lëvizjet, sidomos gjatë orëve të pikut.
“Jashtë kësaj tende është 40 gradë. Ftesa për të gjithë qytetarët, sidomos ata të moshës së tretë, është të mos dalin nga shtëpia nëse nuk kanë diçka urgjente. Për ata që e kanë të nevojshme të dalin, ne kemi hapur disa pika, – kjo është kryesorja në sheshin “Skënderbej”, – për t’u freskuar pak, për të matur tensionin, për t’u çlodhur në hije, para së të vazhdojnë rrugën. Thirrja është: qëndroni të hidratuar, shmangni daljet e panevojshme, dhe mbani një sy hapur për të dashurit tuaj. Do të doja që të gjithë të tregojmë pak kujdes për njëri-tjetrin. Qyteti i mirë është ai që funksionon si familje”, deklaroi Veliaj.
Por në këtë çadër ëshë menduar edhe për kafshët shtëpiake.
“Më vjen mirë që kemi menduar edhe për katër putroshët. Kemi një thirrje edhe për qytetarët që ikin me pushime: Ju lutem mos i braktisni kafshët! Gushti është muaji më i vështirë për shërbimet veterinare sepse ka shumë njerëz që, për të dalë në fotografi thonë se e kanë kafshën si njeriun e shtëpisë, ama njeriun e shtëpisë ti nuk e lë në shtëpi në gusht, kur ikën me pushime, e merr me vete. Mos e lësho në rrugë. Nuk është e ndershme të blihen kafshë shtëpiake që i trajtojmë si lodra, ndërkohë që janë qenie të gjalla. Së pari, është e paligjshme dhe kriminale, së dyti është jo njerëzore”, theksoi kryebashkiaku.
Prej disa ditësh vala e të nxehtit ka prekur vëndin tonë, ku tepemeraturat kanë kaluar mbi 40 gradë celcius. /vizionplus.tv