Temperaturat e larta do na shoqërojnë edhe këtë të dielë/ Parashikimi i motit për sot, 10 shtator 2023

Këtë të dielë ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti, sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.
Depërtimi i masave ajrore të ngrohta me origjinë jugore, si dhe depërtimi i anticiklonit do të bëjë që orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të kohës.
Në fushën termike për temperaturat pritet të pësojnë rritje kryesisht në vlerat e mesditës ku termometri do të shënoj vlerën maksimale deri në 36 gradë.
