E Diel, 1 Nëntor 2026

Tension në Këshillin Bashkiak Vlorë, qytetarët hyjnë në mbledhje dhe fyejnë të pranishmit, shoqërohen në polici

Mbledhja e kësaj të hënë në Këshillin Bashkiak të Vlorës u shoqrua me debate dhe konflikte pasi dy të rinj u futen në sallë duke shkaktuar kaos.

Një prej tyre u konfliktua edhe me këshilltarët. Ai ka nisi të debatojë dhe t’i fyejë.  Banorit i ishte prishur shtëpia në rrugën qe lidh Portin me Transballkaniken dhe nuk është shpronësuar ende.

“Thanë që nuk prishim asnjë shtëpi pa marrë dëmshpërblimin. I prishën të gjitha. Vajtëm iu kërkuam dhe asnjëri nuk ktheu përgjigje. Ka shtet këtu? Këtu nuk funksionon asgjë”, tha qytetari.

Pas këtij episodi ështe dashur ndërhyrja e forcave të policisë për të qetësuar situatën. Ndërkohë dy qytetarët  u shoqëruan  për në komisiariat./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›