E Diel, 1 Nëntor 2026

Tension në Kuvend pas ironisë së Ballës me Vokshin, deputetët e PD sharje dhe fyerje në drejtim të Taulant Ballës

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ka ndërprerë seancën plenare duke dhënë 5 minuta pushim, pas tensioneve mes deputetëve të opozitës dhe kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Shkak për tensionin u bë ironia e Ballës ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi.

Gjatë kohës që Balla po shpjegonte arsyet se përse kryeministri Edi Rama iu drejtua Komisionit Europian, duke i thënë se Shqipëria kërkon të bëhet anëtare edhe pa të drejta të plota, Vokshi në krahun tjetër vijonte t’i kërkonte llogari.

Balla: “Ka një diskutim në Komisionin Europian ku thonë se komisionerë na duhen, se do të vijë edhe Shqipëria dhe Mali i Zi.”

Vokshi ndërpret nga salla.

Balla: “Rama po thotë se ne pranojmë që të hyjmë pa të drejtë vetoje.”

Vokshi: “Po kush jeni ju njëherë?”

Balla: “Harruam t’ju merrnim juve, por nuk kishim një numër telefoni. 0900, se për ty Albana kam këtë numër telefoni.”

Pas kësaj deklarate, Bardhi, Gjekmarkaj dhe deputetët e tjerë të PD-së shkuan drejt foltores së Kuvendit, duke iu drejtuar Ballës me fjalë fyese.

Bardhi: “Shko thuaja gruas tënde. Burrë legen. I paburrë.”

Ndërkohë që Balliu u kërkoi deputetëve të PS-së që të reagojnë në mbrojtje të Vokshit.

Pas këtyre deklaratave, Peleshi u detyrua të ndërpresë seancën plenare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›