E Diel, 1 Nëntor 2026

Tension në ajër, avioni i pasagjerëve i afrohet “Air Force One” të Donald Trump, pilotët urdhërohen të ndryshojnë kurs

Një incident që ngriti shqetësime për sigurinë ajrore ndodhi ditën e djeshme në hapësirën ajrore të SHBA-së, kur një avion pasagjerësh iu afrua më shumë se sa duhej avionit presidencial Air Force One, në të cilin ndodhej Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë udhëtimit drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas raportimeve,  avioni presidencial “Boeing 747”, i cili po fluturonte mbi Nju Jork, vuri re një aeroplan t렓Spirit Airlines” që fluturonte në një kurs të ngjashëm.

Kontrollorët e trafikut ajror ndërhynë menjëherë, duke urdhëruar pilotët e Spirit të ndryshonin kurs për të shmangur çdo afrim të rrezikshëm me avionin presidencial.

Edhe pse distanca midis dy avionëve mbeti brenda kufijve të sigurisë dhe nuk kishte rrezik të menjëhershëm për përplasje, pilotët e Spirit Airlines, që po udhëtonin nga Fort Lauderdale drejt Bostonit, morën një paralajmërim të rreptë për të korrigjuar menjëherë kursin e tyre.

Në një regjistrim audio nga komunikimi i kullës së kontrollit, dëgjohet kontrollori t’u thotë pilotëve: “Jam i sigurt që e shihni (Air Force One)”, duke iu kërkuar të mbajnë distancë.

AIR FORCE ONE and Spirit Airlines flt NK1300 got too close over Long Island, New York for Air Traffic Control and get’s yelled at including getting told “GET OFF THE IPAD”! ????

Tip via @xJonNYC
Audio via @liveatc & Tracking via @ADSBex pic.twitter.com/sLJ0rip8sG

— Thenewarea51 (@thenewarea51) September 17, 2025

Avioni Air Force One, me Presidentin Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump, mbërriti i sigurt në Mbretërinë e Bashkuar.

Çifti presidencial do të pritet nga Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›