E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensione në Bulevard, protestuesit çajnë kordonin e policisë

Janë regjistruar tensionet e para në protestën e qytetarëve që po zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, kundër projektit për Zvërnecin.

Teksa policia ka vendosur një gardh metalik në zonë, disa protestues kanë çarë kordonin e sigurisë, duke krijuar momente tensioni në bulevard.

Ndërkohë, policia është kundërpërgjigjur duke hedhur ujë me presion kundër turmës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›