E Martë, 3 Nëntor 2026

Tensione në Komisionin e Ligjeve, Alibeaj dhe Dogjani debat me Bushkën (Video)

I është rikthyer punës Komisioni i Ligjeve, duke mbajtur sot mbledhjen e radhës, e cila është shoqëruar me debate mes anëtarëve të opozitës dhe drejtueses Klotilda Bushka.

Deputetët e opozitës përsëritën akuzat për manipulim zgjedhjesh dhe ndërsa mbledhja kishte në plan miratimin e kalendarit të punimeve të Komisionit dhe disa projektligje, Enkelejd Alibeaj dhe Asllan Dogjani deklaruan se miratimi i këtyre projektligjeve është në tejkalim të kushtetutës dhe se vendimet duhet të merren në Parlamentin e ardhshëm, duke braktisur senacën.

Pjesë nga debati: 

Asllan Dogjani: Nuk ka vend për të bërë ligje fallco. Në Shqipëri është instaluar diktatura. Edhe socialistët u përballën me një situatë kriminale.

Klotilda Bushka: Analizën e bëjnë partitë

Asllan Dogjani: Paratë e drogës, frika efekti më efikas. Rrezik për demokracinë. Gjatë numërimit u bë manipulim. Kishit çuar jo numërues por artistë.

Klotilda Bushka: Ky nuk është vendi për analizë zgjedhore.

Enkelejd Alibeaj: Ju mungon legjitimiteti pas 11 Majit. Miratimi këtyre projektligjeve në tejkalim të kushtetutës. Vetëm diskutime jo miratime. Miratime në Parlamentin e ardhshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›