E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensione në qendër të Tiranës, protestuesit sulmojnë një bankë të nivelit të dytë

Protesta në kryeqytet është shoqëruar me incidente dhe dëme materiale edhe në zonën e njohur si “Ushtari i Panjohur”, në qendër të Tiranës.

Protestuesit kanë sulmuar një bankë të nivelit të dytë, duke thyer xhamat dhe dyert e objektit. Gjithashtu, raportohet se janë dëmtuar bankomatët dhe dokumentet që ndodheshin në ambientet e zyrave të bankës.

Pas disa minutash tensioni në zonë, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e policisë, të cilat kanë shpërndarë protestuesit nga ambientet pranë bankës.

Megjithatë, një pjesë e protestuesve vijojnë të qëndrojnë të grumbulluar në zonën e qendrës së Tiranës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›