E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensionet në Kuvend, Kume: Sjellje e pahijshme e të dyja palëve!

Eksperti zgjedhor Andon Kume ka kritikuar sjelljet e deputetëve socialistë dhe demokratë në parlament këtë të enjte.

I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, Kume i cilësuar reagimet e deputetëve si të papranueshme.

Ai theksoi se deputetët janë produkt i dëshirës së kryetarëve të partisë, jo të zgjedhur nga populli.

“Janë gabim qëndrime të tilla në Parlament. Sjellje e pahijshme e të dyja palëve, si e demokratëve ashtu edhe e socialistëve. Edhe nëse do të ishte provokim, ka mënyra të tjera të të reaguarit. Tashmë deputetët janë produkt i dëshirës së kryetarëve të parties, jo zgjedhje e popullit”, tha Kume.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›