Tensionet në Lindjen e Mesme, ambasada në Abu-Dabi numra emergjence në dispozicion të qytetarëve shqiptarë

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Abu-Dabi ka vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë që banojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe numrat e telefonit dhe adresën e e-mailit ku mund të kontaktojnë në rast emergjence.
Ambasada Republikës së Shqipërisë në Abu-Dabi bën të ditur se po ndjek evolimin e situatës në koordinim të vazhdueshëm me Njësinë e Krizave në Abu-Dabi.
“Në rast emergjence, bashkatdhetarët që banojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe mund të kontaktojnë Ambasadën e RSH në:
Celulari i emergjencës +971509807881
E-mail-i i ambasadës: Embassy.uae@mfa.gov.al
Telefoni: +971-2-6582505”, bën të ditur ambasada në një postim në rrjetet sociale.
/gj.m/ /j.p/