E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensionet në protestë, 11 persona morën mjekim në spitale pas dëmtimeve, 4 prej tyre efektivë të Policisë!

Shtatë persona, mes tyre tre protestues dhe katër efektivë policie, po marrin aktualisht trajtim mjekësor në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës, pas përplasjeve gjatë protestës në Tiranë.

Sipas përditësimit të orës 18:40, të gjithë personat e paraqitur në urgjencë janë koshientë dhe në gjendje shëndetësore stabël.

Ndërkohë, nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) bëhet e ditur se katër protestues kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali, duke vijuar kujdesin shëndetësor në mënyrë ambulatore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›