E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi të fuste në Shqipëri shumëllojshmëri mallrash kontrabandë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar në portin e Durrësit pasi kontrabandoi shumëllojshmëri mallrash. Policia bën me dije se gjatë kontrollit në hyrje të Shqipërisë, në automjetin që drejtohej nga 35-vjeçari u gjetën bizhuteri, produkte kozmetike, veshmbathje, produkte ushqimore, medikamente mjekësore, lubrifikantë për automjete etj, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk shoqëroheshin me dokumentet e nevojshme provuese.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale furgonin dhe mallrat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme

“Në vijim të kontrolleve në hyrje-dalje të Republikës së Shqipërisë, të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës, bazuar në informacione policore, analizën e riskut dhe precedentët e mëparshëm, në hyrje u kalua në vijë të dytë, për kontroll të imtësishëm, furgoni që drejtonte shtetasi E. B..    

Gjatë kontrollit në këtë automjet u gjetën bizhuteri, produkte kozmetike, veshmbathje, produkte ushqimore, medikamente mjekësore, lubrifikantë për automjete etj, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk shoqëroheshin me dokumentet e nevojshme provuese.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, furgoni dhe mallrat”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›