E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi të grabisë ‘Fibank’ në Tiranë/ Pranga autorit, në vendngjarje gjendet një gëzhojë

Tentativë për grabitjen e një banke u regjistrua mesditën e kësaj të enjte në Tiranë. Bëhet fjalë për Fibank, ndërsa autori Bardhyl Fusha u vu në pranga.

Sipas burimeve, autori nuk ka arritur dot të marr lekë, është neutralizuar nga efektiët e Komisariatit nr. 2. Ndërsa në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë.

Policia ka mbërritur për verifikim. Nje person është kapur brenda bankës. Ndërsa në vendngjarje krahas policisë ka mbërritur edhe një autoambulancë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›