E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi të kontrabandonte 510 litra naftë nga Kosova/ Kukës, arrestohet 55-vjeçari

Tentoi të kontrabandonte nga Kosova, 510 litra naftë, vihet në pranga 55-vjeçari.

Sekuestrohet sasia e naftës. Si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 55 vjeç, banues në Kukës.

Në SPK Qafë Shishtavec, në hyrje të RSh-së, u gjetën në automjetin që drejtonte, rreth 510 litra naftë të dyshuara të kontrabanduara nga Kosova.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›