E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi të kontrabandonte mallra, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

Një 37-vjeçar, banues në Tiranë, është arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës, pasi dyshohet se ka tentuar të kontrabandonte mallra të padeklaruara.

Kontrollet e imtësishme të ushtruara në hyrje-dalje, të bazuara në informacione policore dhe analizën e riskut, kanë çuar në kapjen e tij.

Gjatë kontrollit, në kamionin që drejtonte u gjetën qindra shishe verë dhe pjesë të ndryshme këmbimi automjetesh, të cilat nuk shoqëroheshin me faturë origjinale dhe nuk ishin deklaruar për import.

Sipas hetimeve, 37-vjeçari dyshohet se ka tentuar të shmangë kontrollin doganor dhe kufitar duke mos deklaruar mallrat para autoriteteve përkatëse.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 360 shishe verë, pjesë këmbimi automjetesh të përdorura, aparati celular dhe kamioni që përdorej për transportin e mallrave.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›