E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi të trafikonte armë drejt Britanisë së Madhe, arrestohet 42-vjeçari në Rinas

Një 42-vjeçar është arrestuar në flagrancë në aeroportin e Rinasit, pasi tentoi të trafikonte një armë zjarri nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Shqiptar me nënshtetësi britanike,  banues në Angli, u ndalua gjatë kontrolleve të intensifikuara të Policisë Kufitare, bazuar në analizën e riskut dhe informacionet e inteligjencës policore.

Gjatë kontrollit me skaner të bagazheve të tij, në dalje të Shqipërisë, shërbimet e Policisë gjetën një pistoletë me municion luftarak.

Arma dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 42-vjeçari akuzohet për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›