E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi të vrasë 38-vjeçarin në lokal/ Ky është Agim Visha, konflikti për një borxh prej 100 eurosh

Personi që shihni në foto është Agim Visha, 50-vjeçari i cili donte të vriste një 38-vjeçar në ambientet e një lokali në Tiranë.

Ata njiheshin me njëri tjetrin dhe janë konfliktuar për një borxh prej 100 eurosh.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në rrugën “Myslym Keta”.

Visha ka tentuar ta vrasë 38-vjeçarin, me armë zjarri pistoletë me mulli, që e mbante pa leje.

50-vjeçari ka tentuar të largohet, por është kapur dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›