E Martë, 3 Nëntor 2026

Tentoi të vriste me thikë 40-vjeçarin, arrestohet autori në Lushnjë

Një 48-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi tentoi të vriste me thikë një 40-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë se në një biznes (market), në qytetin e Lushnjës, ka një konflikt, menjëherë kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi:

-G. H., 49 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas 40 vjeç i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›