E Martë, 3 Nëntor 2026

Tentoi të vriste një person në Berat vitin e kaluar, ekstradohet nga Kosova 56-vjeçari

Është arrestuar njëri nga tre personat e shpallur në kërkim, si pjesë e grupit kriminal, që në 31 Maj 2023 do të organizonin një atentat në Berat.

Në prangat e policisë ka rënë shtetasi nga Kosova, Hamit Berisha, 56-vjeç.

Ai është arrestuar në qytetin e Prishtinës në Kosovë dhe falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me autoritetet ligjzbatuese në Kosovë, ditën e sotme u finalizua ekstradimi i tij nga Kosova në Shqipëri.

Hamit Berisha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi së bashku me shtetasit (ende në kërkim) Ermal Gora, 43-vjeç nga Tirana dhe të Arli Shehu 30-vjeç banues në Korçë (i arrestuar), kishin planifikuar kryerjen e një atentati në qytetin e Beratit, por të gjendur nën presionin e policisë, ata fshehën automjetin në fshatin Moravë.

Brenda në automjet policia gjeti edhe të gjitha mjetet që do përdoreshin për kryerjen e krimit, ndërkohë që tre autorët duke përfituar nga errësira ishin larguan drejt zonave të pyllëzuara pasi kuptuan se policia ishte vënë në ndjekje të tyre.

Ngjarja kriminale u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së Policisë së Beratit, në kuadër të operacionit të koduar asokohe “Objektivi”.

Hamit Berisha akuzohet për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,armëve shpërthyese dhe i municionit”./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›