E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi të vriste një person në Spanjë, kapet në Shqipëri 22-vjeçari nga Lezha (EMRI)

Një 22-vjeçar, është arrestuar nga Policia në Shëngjin, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle, për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

Sipas policisë, u arrestua me qëllim ekstradimi shtetasi Orgito Paloka, 22 vjeç, i lindur në Lezhë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi Gjykata Juzgado de Instrucción nr. 2 në Ibiza, më 18 maj 2026, kishte lëshuar urdhër arresti ndaj tij për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.

Autoritetet shqiptare dhe ato spanjolle po vijojnë procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit drejt Spanjës, ku ai do të përballet me drejtësinë për akuzat e ngritura ndaj tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›