E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentuan t’i iknin policisë dhe përplasën tre makina, momenti kur arrestohet Skerdi Sina, ndjekje këmba-këmbës

Ky është momenti i arrestimit të Skerdi Sinës pasditen e djeshme nga policia në Tiranë. Sina, së bashku me Joni Sadikajn, 26 vjeç, teksa lëviznin me një automjet tip “Audi Q8” ditën e djeshme tentuan t’i shmangeshin kontrollit të policisë.

Forcat e policisë iu vunë pas, ndërsa Sadikaj humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi tre makina.

Menjëherë pas kësaj, Joni Sadikaj, arriti të arratisjes, ndëra Sina u vu në pranga.

Policia njofton se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan vendimin e Gjykatës, për dënimin me 4 muaj burgim të tij, për plagosje të rëndë, në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e këtij shtetasi, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Dy të rinjtë, Sina dhe Sadikaj nuk janë emra të panjohur për policinë e shtetit. Ata u shpallën në kërkim në janar të vitit 2025 pasi akuzohen se mbajtën peng një 21-vjeçare në zonën e Astirit në Tiranë. Ishte vetë e reja ajo e cila telefonoi policinë dhe kërkoi ndihmë.

Ndërkohë gjatë operacionit të djeshëm, pas kontrolleve, policia i gjeti Skerdi Sinës një krehër arme tip Glock, me fishekë dhe një patentë me foton e tij, por me identitet dhe të dhëna të rreme.

Kjo leje drejtimi, sipas burimeve, ishte me identitetin Almo Aliaj dhe dyshohet të jetë e falsifikuar.

Në momentin që është larguar në këmbë me vrap, hodhi armën, që u gjet më pas nga policia.

Ndërsa nga kontrolli kur dy të rinjtë braktisën makinën “Audi Q8”, u gjet një sasi e vogël kanabisi dhe disa celularë, që do të ekzaminohen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›