E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërbohet Vjosa, përmbytet Novosela/ Nuk pranonin të evakuoheshin, Policia nxjerr nga banesa dy të moshuarit

Policia Kufitare ka evakuuar mesditën e sotme dy familjarë në zonën e 10 banesave të komunitetit rom, të cilët nuk kishin dashur të largoheshin nga banesa e tyre.

Pavarësisht se niveli i ujit kishte arritur rreth një metër e gjysmë brenda shtëpisë, ata kishin mbetur të izoluar.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me forcat Delta Force, ka nxjerrë dy të moshuarit dhe më pas i ka transportuar me gomone drejt rrugës kryesore në njësinë administrative Novoselë.  / abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›