Tërmet 5.3 Rihter pranë Janinës, ndjehet edhe në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter goditi mëngjesin e sotëm zonën pranë Janinës në Greqi, duke u ndjerë fuqishëm edhe në rajonet kufitare me Shqipërinë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave (IGJEUM), pas lëkundjes kryesore, u regjistruan disa pasgoditje më të lehta.
Fatmirësisht, nuk raportohet për dëme në njerëz apo dëmtime të mëdha materiale. Lëkundjet u ndjenë gjerësisht në ishujt e Jonit, përfshirë Korfuzin dhe Lefkadën, si dhe në zona të Greqisë Perëndimore deri në Patra.
/rtsh.al/