E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter është ndjerë mëngjesin e sotëm zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë, në Çamandë të Filatit.

Tërmeti ka goditur në orën 06:14 dhe lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Sarandës, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.

Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por lëkundjet e forta kanë zgjuar shumë banorë në orët e para të mëngjesit. Institucionet po monitorojnë situatën dhe do të japin informacione të mëtejshme në rast se do të ketë zhvillime të reja. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›