E Premte, 6 Nëntor 2026

Tërmet i fortë në Turqi/ Lëkundjet ndjehen afër kufirit me Sirinë, ja sa ishte magnituda

Në zonën kufitare të Turqisë me Sirinë janë kthyer sërish lëkundjet e tërmetit.

Mësohet se një tërmet i fuqishëm është regjistruar në rrethin Yuksun të Kahramanmaras, rreth një orë më parë.

Faqja sizmiologjike ESMC raporton se lëkundjet ishin me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter, ndërsa thellësia ishte 5 kilometra.

Nga informacionet paraprake, ende nuk raportohet për të lënduar apo për dëme materiale.

Kujtojmë se kjo zonë u prek edhe në muajin shkurt të këtij viti nga tërmetet e fuqishme, ku mbetën viktimë më shumë se 50 mijë persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›