E Diel, 1 Nëntor 2026

“Tërmet” në Federatën Italiane/ Pas dështimit në “Play Off”, dorëhiqet presidenti

Epoka 8-vjeçare e Gabriele Gravinës në Federatën Italiane të Futbollit është mbyllur.

Presidenti dha dorëheqjen pas presionit të fortë publik dhe dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, raportojnë mediat italiane.

72-vjeçari dha dorëheqjen pas një mbledhje në Asamblenë e Jashtëzakonshme në Romë, ndërsa ka caktuar zgjedhjet e reja më 22 qershor në kryeqytetin italian.

Gjatë drejtimit të tij, Gravina kishte mbështetje të gjerë brenda institucioneve të futbollit italian, duke u rizgjedhur në vitet 2021 dhe 2025.

Megjithatë, rezultatet e dobëta të ekipit kombëtar kanë lënë një hije mbi mandatin e tij.

Italia dështoi dy herë të kualifikohej për Kupën e Botës dhe ndërroi tre trajnerë nën drejtimin e Gravinës. I vetmi sukses madhor mbetet triumfi në Euro 2020, një arritje që sot shihet nga shumë si një përjashtim dhe jo si rezultat i një zhvillimi të qëndrueshëm të sistemit të futbollit italian.

Dorëheqja e tij shënon një moment të rëndësishëm për futbollin italian, i cili përballet me nevojën për ndryshime të thella dhe një strategji të re për rikthimin në nivelet më të larta ndërkombëtare.

LEXO EDHE: Si u katandisëm kështu? Italia ka prekur fundin

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›