Tërmet në Korçë, regjistrohen lëkundje me magnitudë 4.1

Lëkundje tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure (4 shkurt) në Korçë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, lëkundja e parë ka pasur magnitudë 4.1, me epiqendër në Hoçisht dhe thellësi 15 kilometra.
Pas saj, është shënuar një tjetër lëkundje me magnitudë 3.9, me epiqendër në Bilisht të Korçës dhe po në thellësi 15 kilometra.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo pasoja nga këto lëkundje sizmike.