E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti në Afganistan, 622 të vdekur, fshatra të tërë u rrafshuan! Momenti kur toka dridhet (VIDEO)

Të paktën 622 persona kanë humbur jetën dhe gati 1,500 të tjerë janë plagosur pas një tërmeti me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter që goditi Afganistanin lindor, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme të Talibanëve, Abdul Matin Qani.

Fatkeqësia e fundit natyrore do ta përkeqësojë më tej krizën humanitare në Afganistan, i cili tashmë po përballet me një krizë humanitare për shkak të një rënieje të ndjeshme të ndihmës ndërkombëtare dhe dëbimit të shumë emigrantëve afganë nga vendet fqinje.

Pamjet e televizionit Reuters treguan helikopterë që fluturonin mbi zonat e prekura, ndërsa banorët ndihmonin ushtarët dhe mjekët të transportonin të plagosurit në ambulanca.

Tre fshatra u rrafshuan në provincën Kunar dhe disa të tjerë u dëmtuan rëndë, tha ministria e shëndetësisë.

Momenti i dridhjeve: 

CCTV footage shows the moment a magnitude 6.0 earthquake struck eastern Afghanistan. At least 600 people were killed and 1,500 injured, according to the Taliban government. pic.twitter.com/4BuJ5p6DUF

— Al Arabiya English (@AlArabiya_Eng) September 1, 2025

Ekipet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuar në rrënojat në provincën Khyber Pakhtunkhwa, në kufirin me Pakistanin, ku shtëpi të ndërtuara me baltë dhe gurë u shembën për shkak të tërmetit.

Thellësia fokale e dridhjeve ishte vetëm 8 kilometra dhe epiqendra e tij ndodhej 27 kilometra nga Jalalabad, kryeqyteti i provincës Nangarhar, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).

Tërmeti, i cili ndodhi gjatë natës, ishte shumë i fortë, ndërsa janë regjistruar tashmë pesë lëkundje pasuese, njëra prej të cilave ishte me magnitudë 5.2.

#AfghanistanEarthquake: Afghan official Bakhtar news agency has reported that Around 250 people have been killed and 500 others injured in the earthquake that struck the districts of Nurgal, Sawki, Watpur, Manogi, and Chapa Dara in #Kunar province last night. Officials say these… pic.twitter.com/KspP2lD2qG

— Tahir Khan (@taahir_khan) September 1, 2025

Gazetarët e AFP-së i ndjenë dridhjet në Kabul, si dhe në Islamabad të Pakistanit, 370 kilometra nga epiqendra.

Ndërkohë, provinca Nangarhar u godit javën e kaluar nga përmbytje që vranë pesë persona dhe shkaktuan dëme materiale në zonat rurale.

Afganistani goditet shpesh nga tërmete të fuqishme, veçanërisht në vargmalin Hindu Kush ku kryqëzohen pllakat tektonike euroaziatike dhe indiane.

#افغانستان میں حکام کا کہنا ہے کہ #کونڑ سمیت ملک کے مشرقی صوبوں میں زلزلے سے جانی اور مالی نقصان ہوا ہے۔ رات 12 بجے انے والے زلزلے سے کئی عمارتیں گرگئی ہیں۔ افغان حکومت کے ترجمان ذبیح اللہ #مجاہد @Zabehulah_M33 کے مطابق امدادی ٹیمیں علاقے میں لوگوں کو نکالنے میں مصروف ہیں۔ مرکز… pic.twitter.com/DPKcmpUZW3

— Tahir Khan (@taahir_khan) August 31, 2025

Një seri tërmetesh në pjesën perëndimore të vendit vrau më shumë se 1,000 njerëz në vitin 2024. Vendi, një nga më të varfrit në botë, mbetet jashtëzakonisht i prekshëm nga  fatkeqësitë natyrore./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›