E Martë, 3 Nëntor 2026

Tërmeti shkund Greqinë në mesnatë, panik te banorët

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar para pak mesnatës në Greqi, duke shkaktuar panik te banorët, një pjesë e të cilëve braktisën shtëpitë e tyre.

Lëkundja me magnitudë 6 Rihter u regjistrua në Karpathos, në rajonin e ishujve Dodekanezë.

Deri në këto momente nuk raportohet për dëme apo të lënduar, teksa disa paslëkundje me magnitudë më të vogël u regjistruan më vonë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›