E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Tetori Rozë” në Korçë, kirurgia Jota Sasopulu rikthehet për mbështetje kundër kancerit të gjirit

Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese “Tetori Rozë”, muaj kushtuar sensibilizimit për kancerin e gjirit, në qytetin e Korçës ka qenë ishte e pranishme mjekja greke Jota Sasopulu, kirurge e specializuar në këtë fushë.

Ashtu si edhe në vitet e mëparshme, ajo do të ofrojë konsulta falas për gratë dhe vajzat, duke theksuar rëndësinë e kontrolleve të rregullta për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të sëmundjes.

“Jam mjeke kirurge me mbi 25 vite përvojë në trajtimin e gjirit. Gjatë muajit të kancerit të gjirit, theksojmë rëndësinë e parandalimi të gjirit pasi ky kancer është numër 1 te gratë dhe prek 1 në 7 prej tyre.

Gjiri është simbol i feminitetit, amësisë dhe pjesa e personalitetit të një gruaje, ndaj duhet mbrojtur. Ne i këshillojmë gratë të kryejnë vetë ekzaminimin dhe të bëjnë mamografi ose ekografi sipas moshës, sepse zbulimi i hershëm shpëton jetë. Edhe pse i shpeshtë, kanceri i gjirit mund të shërohet falë diagnostikimit në kohë. Mesazhi ynë është i qartë: jepini përparësi vetes, mos kini frikë. Edhe nëse ndjeni diçka, shkoni menjëherë te mjeku”, deklaroi mjekja kirurge Jota Sasopulu.

Vizita e saj ka gjithashtu synim të mbështesë mjekët e Spitalit Rajonal të Korçës në përvojat e tyre profesionale, si pjesë e një bashkëpunimi të vazhdueshëm në shërbim të shëndetit të grave.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›