“Tetori rozë”, aktivisti: Kjo është drama sociale e shoqërisë tonë

Aktivisti Edison Lika i ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj theksoi se përballja me kancerin është drama sociale e shqoërisë shqiptare.
Ai tha se secili prej nesh kur sheh dikë të prekur nga kanceri, lutet që mos ketë të njëjtin fat, pasi ka kosto të amdhe financiare.
Sipas tij në Shqipëri të vetmen gjë që kemi marrë nga perëndimi janë fushatat, asgjë tjetër.
Pjesë nga biseda:
Lika: Për mua përballja me këtë gjë është dramë sociale e shoqërisë tonë. Secili prej nesh sa herë sheh, lutet të mos i qesëndiset. Pasi përballja me këtë sëmundje ka kosto të lartë financiare dhe emocionale. Shkaku pse pacienti shoqërohet nga familjari është se ky nuk është më problem individual. Kjo që na tregon është shumë mirë që kemi një raport të afërt me njerëzit tanë, por edhe mungesë shteti, pasi në vende të tjera shteti kujdeset për këto raste. Ne nga Perëndimi kemi marrë vetëm fushatat ndërgjegjësuese. Sapo hyn data 1 tetor, në kmië pafund deklarata dhe fushata. Është paradoksale që në të vetmen qendër të madhe mos funksionojë kjo.
Borakaj: Kërkon kohë të riparohet pajisja?
Stafa: Nuk ka mirëmbajtje.
Borakaj: Teknikët duhet të vijnë nga jashtë?
Stafa: Nuk kanë mirëmbajtje.
Borakaj: Sa kushton mamografia?
Jakaj: Nuk është e kushtueshme.
Lika: Ka subjekte private sa të duash që në tetor të ftojnë ta bësh falas mamografinë, por është ulëritëse që spitali publik nuk e ka këtë. Mu duk e rëndë kur pashë thirrjen e kryeministrit për të bërë mamografinë. Ajo që na bëri bashkë ishte se KLSH na dha përfundimisht të drejtë. Raporti tregoi se gjendja është e jashtëzakonshme. Unë nuk do ndaloj te asgjë tjetër, por që ne të kemi 19 poltrona për 100 njerëz të sëmurë, kjo nuk të bën të vazhdosh më me asnjë argument tjetër.