E Diel, 1 Nëntor 2026

Teuta, trajneri Tetova: I kënaqur me tri pikët dhe lojën

I kënaqur me tri pikët dhe mënyrën se si luajti skuadra. Trajneri i Teutës, Edlir Tetova i gëzohet fitores 2-0 të arritur në transfertë përballë Dinamos në javën e 7-të të “Abissnet Superiore”.

Në prononcimin e tij për “Super Gol”, trajneri i durrsakëve u shpreh: “Sigurisht që na kënaq trepikëshi në radhë të parë dhe mënyra se si luajtëm sot. Nuk është se shkëlqyem, por mendoj se ka qenë një lojë e luftuar nga të dyja skuadrat, po mendoj se ne kishim më shumë agresivitet”.

“Ishte një ndeshje e luftuar, jo shumë futboll i bukur, por një ndeshje e luftuar. Nuk duhet të harrojmë që kishim 15 minuta në të cilat Dinamo pothuajse na mbylli në portë dhe kishim vështirësi në dalje. Kjo nuk i shkon për shtat asaj që ne kishim punuar. Gjithashtu, me ndërrimet ishim pak të cunguar se kishim lojtarë jashtë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›