E Diel, 1 Nëntor 2026

“The Show Must Go On”- Orkestra Simfonike e RTSH sjell koncertin gala ku muzika bashkoi brezat

Skena e  Pallatit te  Koncerteve u vesh të martën me emocione të veçanta, kur orkestra e Radiotelevizionit Shqiptar, interpretoi një koncert Gala, me muzikë të përzgjedhur klasike dhe këngë të famshme botërisht.

Nën dirigjimin e Armand Broshkës, publiku  përjetoi  një mbrëmje ku tingulli, kujtesa dhe ndjenja u  bashkuan  në një gjuhë të vetme: muzikën.

“Ishte nje gala madhështore, pothuajse plot Pallati i Kongreseve. Orkestra ishte ne maksimumin e saj“, tha Broshka.

Në këtë mbrëmje gala, publiku shijoi performancat e Kamela Islamaj, Martin Pano dhe sopranos Erinda Agolli, të cilët me interpretimet e tyre i dhanë koncertit ngjyra të veçanta.

Repertori i zgjedhur ndërthur elegancën klasike me fuqinë e kolonave zanore dhe energjinë e muzikës moderne. Nga “Valsi i dashurisë” i Eugen Doga-s, tek emocioni i paharrueshëm i “Chi mai” nga Ennio Morricone, muzika rrodhi si një rrëfim i butë që zgjoi  nostalgji dhe ëndrra.

Momente kulmore pati  interpretimi korale dhe vokale, ku muzika rock dhe pop merr një dimension simfonik. “Nothing Else Matters”, “November Rain”, “The Ecstasy of Gold” dhe “Heal the Ëorld” erdhen  si një bashkim emocionesh mes orkestrës, korit dhe zërave solistë, duke krijuar një dialog të fuqishëm mes brezave dhe stileve.

Koncerti u mbyll  mbyllet me emocione të forta, aty ku muzika u  bë mesazh dhe kujtim, me “The Shoë Must Go On”, një himn për fuqinë e artit dhe vazhdimësinë e tij.

Një mbrëmje gala që nuk ishte  thjesht koncert, por një përqafim muzikor mes orkestrës dhe publikut, një festë e vërtetë e tingullit dhe shpirtit.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›