‘The Wanted’/ Ekstradohet nga Italia ‘Leksi i druve’, siguroi kushtet për të kryer vrasje

Ekstradohet nga Italia në Shqipëri Aleks Ndreka i njohur ndryshe si “Leksi i druve”. Ndreka ishte shpallur në kërkim ndërkombetar në kuadër të dosjes “Metamorfoza” ndërsa në korrik të vitit 2023 ndaj tij Gjykata e Posaccme kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë.
Me ekstradimin e tij në Shqipëri 49-vjeçari do të përballet më drejtësinë për veprat penale “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “sigurim kushtesh dhe mjetesh për të kryer vrasje”.
Ndreka u arrestua në Itali në qershor të vitit 2024, pasi mbërriti nga Spanja në në aeroportin e Malpensës. Emri i Leksit te druve, doli gjatë operacionit Metamorfoza, pas zbërthimeve të bisedave në Sky Ecc ku u provua se ky i fundit ishte pjesë e një grupi kriminal që vepronte kryesisht në Shkodër, ku në pranga ra edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish shefi i operacionale Oltion Bistri, ish Xhevahir Lita.
Nga hetimet e SPAK, Leksi i druve ka marrë informacione për lëvizjet e Dorian Dulit, Ibrahim Liçit dhe Genc Tafilit dhe më pas këto informacione dyshohet se i dërgonte tek grupi i Bajrajve. 49-vjeccari një figurë e njohur për drejtësinë shqiptare kërkohej të eleminohej nga grupet kriminale rivale. Ndreka ka qenë disa herë në shënjestër të atentateve të cilat ndër vite kanë dështuar.
Pikërisht në dhjetor të 2020 Ndreka u plagos me breshëri plumbash në aksin Lezhë-Laç, ku mbeti i plagosur. Edhe pse i plagosur, ai arriti të largohej nga vendi i ngjarjes dhe të paraqitej vetë në spital. Edhe në mars të 2022 drejt tij u qëllua me armë zjarri në afërsi të Lezhës por nuk u kap nga asnjë plumb.
Ndërkohë nga një tjetër hetim i SPAK, rezulton se Ndreka ishte në konflikt edhe me grupin e ish Deputetit Arben Ndoka, dhëndri i të cilit Arian Tuku, ka tentuar ta eliminojë fizikisht. Sipas SPAK, Arben Ndoka dyshonte se Aleks Ndreka dhe Ardian Nikulaj kishin ndihmuar Durim Bamin për vrasjen e të vëllai, Aleksandër Ndokës.