E Martë, 3 Nëntor 2026

Thumanë-Kashar hapet në 30 qershor, Balluku: Lehtëson trafikun e Fushë Krujës, stacionet e pagesës në hyrje të Rinasit

Aksi Thumanë-Kashar, pjesë e korridorit blu, do të jetë hapet për qarkullimin e mjeteve më 30 qershor të këtij viti. Zv.kryeministrja, njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë inspektimit të punimeve, tha se ky aks do t’i jap frymëmarrje qytetarëve në veri të drejt Tiranës si dhe do të lehtësojë trafikun në zonën e Fushë Krujës.

Punimet janë drejt fundit, ku Balluku tha se kanë mbetur për t’u asfaltuar edhe 5 km e fundit të rrugës. Zv.kryeministrja Balluku shtoi se aksi do të jetë një autostradë e kategorisë më të lartë dhe me pagesë, ku në hyrjen e Rinasit ku do ndërtohen dhe stacionet e pagesës.

“Jemi në hyrjen e Rinasit ku do ndërtohen dhe stacionet e pagesës. E gjithë rruga është 21 km dhe po shtrojmë dhe 5 km e fundit, është një autostradë e kategorisë A pra të shpejtësisë së lartë ky është segmenti i parë që dorëzojmë si pjesë e korridorit blu. Shumë shpejt do hapim garën për aksin Milot-Balldren, pasi i jep frymëmarrjen qytetarëve në veri të vendit që duhan të vijnë në Tiranë duke shmangu fluksin e trafikut në Fushë Krujë”, tha Balluku.

Gjurma është 21 km e gjatë, ku do të jetë një autostradë me pagesë me shpejtësi 140 km në orë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›