E Diel, 1 Nëntor 2026

Thyen xhamat e një lokali për të vjedhur, arrestohen 2 persona në Kurbin

Gjergj Gjoka dhe Besjan Dervishi alias Besjan Tusha janë dy të arrestuarit nga policia e Kurbinit.

Ata dyshohet se  rreth mesnatës, thyen xhamin e një lokali në fshatin Fushë Gjormë, për të vjedhur para dhe produkte.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të kryera në kuadër të operacionit “Alarmi”, u kapën në flagrancë, në lokal, duke vjedhur xhiron ditore dhe pije alkoolike, dhe u vunë në pranga shtetasit Gj. Gj., 65 vjeç dhe B. D. alias B. T., 38 vjeç, të dy banues në Kurbin.

Vijojnë hetime me qëllim zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, dhe “Shkatërrimi i pronës”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›