E Martë, 3 Nëntor 2026

“Ti i respekton të gjithë”, Albano-Valerit: Mund të fitosh edhe fermën

Albano dhe Valeri janë dy fermerët që u zgjuan të parët.

Teksa po pinin kafenë e mëngjesit së bashku, Albano i tha Valerit se nëse do të ishte Agai do t’i jepte çmimin e mirësjelljes, pasi fermeri sillet mirë me të gjithë.

Sipas tij, Valeri i respekton të gjithë dhe pse nuk e merr të njëjtin respekt.

Ai tha se kjo e bën atë një lojtar të fortë, i cili mund të fitoj edhe fermën.

Nga ana tjetër, Valeri e falenderoi atë për vlerësimin.

Pjesë nga biseda:

Albano: Pavarësisht lojës sepse njerëzit nuk e kuptojnë lojën, kur të mbyllet ferma pot ë isha Agai ty do të jepja, përveç tjerave gjëra që mund të takojnë këtë se di, pa diskutim ty do të të jepja çmimin e mirësjelljes.

Valeri: E çmoj shumë.

Albano: Për kokë të familjes! E di pse?

Valeri: Pse?

Albano: Sepse ti i respekton të gjithë në maksimum, kur flenë, kur hanë, nuk e di. Askush nuk e bën të njëjtën gjë dhe për ty.

Valeri: E çmoj shumë, më vjen mirë që po e dëgjoj nga ty.

Albano: Ti mund të fitosh edhe fermën. /vizionplus.tv/

View this post on Instagram

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

View this post on Instagram

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›