E Diel, 1 Nëntor 2026

“Time to decide Europe 2025”, Rama: Privilegj të merrja pjesë si i ftuar nderi

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të martë, më 2 dhjetor, në Vjenë, ku ka marrë pjesë në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”, një forum i nivelit të lartë që trajton çështje kyçe mbi të ardhmen e Europës.

Në një postim në rrjetet sociale ku ndan pamje nga zhvillimi i kësaj konference, kryeministri Rama shprehet se: “ishte privilegj të merrja pjesë si i ftuar nderi në drejtimin e njërit prej paneleve, si edhe në konkluzionet përfundimtare.”

Në këtë konferencë marrin pjesë liderë politikë, ekspertë të diplomacisë, ekonomisë dhe sigurisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›