E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana e Klafuriç barazon me skuadrën e Superligës turke

Tirana ka barazuar 0-0 në miqësoren e parë të zhvilluar në Turqi. Bardheblutë, nën drejtimin e trajnerit Klafuriç, janë përballur me Arca Çorum FK, skuadër me të cilën së fundmi është bashkuar dhe mesfushori kuqezi, Ylber Ramadani.

Në një ndeshje të ekuilibruar, të dyja ekipet krijuan raste shënimi, por mbrojtjet nuk bënë gabime. Në fund të 90 minutave, ekipet u larguan nga fusha me një barazim pa gola.

Për bardheblutë kjo është ndeshja e parë miqësore në këtë fazë përgatitorem ndërsa për skuadrën turke është e treta.

Të dy trajnerët e shfrytëzuan ndeshjen miqësore për t’u dhënë kohë loje lojtarëve të ndryshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›