E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana përforcon mesfushën, kontatë 3-vjeçare me Patrik Myslovic

Jo vetëm largime, ka edhe afrime. Pas ndërperjes së bashkëpunimit me 9 lojtarë, Tirana ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me një mesfushorë. Bëhet fjalë për Patrik Myslovic, 24-vjeçarin që ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.

Njoftimi i klubit:

KF Tirana njofton afrimin e lojtarit Patrik Myslovic. Klubi ka nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen me mesfushorin sulmues 24-vjeçar, i cili do të bëhet pjesë e bardhebluve për tre sezonet e ardhshme. Myslovic ka luajtur më parë te MŠK Žilina, Aberdeen dhe Levski Sofia, dhe tani është përforcimi më i ri i skuadrës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›