Tirana përforcon mesfushën, vjen Ardit Krymi

Ardit Krymi është blerja më e re e skuadrës së Tiranës. Bardheblutë kanë zyrtarizuar marrëveshjen me mesfushorin 29-vjeçar me një postim në rrjetet sociale. Krymi në sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Vllaznisë, me të cilën ka të lidhur gjithë karrierën e tij të mëparshme në kampionatin tonë, duke nisur nga moshat e deri te skuadra e parë.
Njoftimi i klubit:
Mirë se erdhe, Ardit Krymi!
KF Tirana njofton afrimin e Ardit Krymit, i cili i bashkohet skuadrës për sezonin e ri.
Mesfushori 29-vjeçar nis një kapitull të ri në karrierën e tij me fanellën e KF Tiranës.
Mirë se erdhe në familjen bardh e blu!
Erdon Daci, sulmuesi i ri i Tiranës – Erdon Daci është përforcimi i ri i Tiranës në repartin e sulmit për sezonin e ri. Sulmuesi 28-vjeçar, pjesë e Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, nis një kapitull të ri me fanellën bardheblu.