E Premte, 6 Nëntor 2026

Tirana pret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në fokus investimet

6 Nëntor 2026 | 11:24

Tirana do të presë më 25 dhe 26 nëntor 2026 Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, një aktivitet që synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe të nxisë investime të reja mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të rajonit.

Kryeministria thekson se në këtë forum do të marrin pjesë përfaqësues të nivelit të lartë të qeverive, institucioneve financiare ndërkombëtare, investitorë dhe drejtues biznesesh nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor.

“Në qendër të diskutimeve do të jenë sektorët me potencial të lartë zhvillimi, si energjia, infrastruktura, transporti dhe ndërlidhja rajonale, turizmi, teknologjia dhe kapitali njerëzor.

Përmes paneleve të nivelit të lartë, takimeve të drejtpërdrejta mes bizneseve (B2B) dhe sesioneve të posaçme për krijimin e partneriteteve, forumi synon të shndërrojë potencialin ekonomik të Ballkanit Perëndimor në projekte dhe mundësi konkrete investimi”, bëhet me dije në njoftim.

Home Kryefaqja

Shiko në: YouTube

Lajme të Sugjeruara

Biznesi kërkon dialog me qeverinë për paketën fiskale 2027

Biznesi kërkon dialog me qeverinë për paketën fiskale 2027

Bankat digjitale të Evropës synojnë një portofol digjital në çdo xhep

Bankat digjitale të Evropës synojnë një portofol digjital në çdo xhep

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›