E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tiranë – Vlorë aksione antidrogë, disa te arrestuar. Sekuestrohen shumë doza me kokainë

Një 26 vjeçar është vënë në pranga nga Policia pasi shpërndante kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit gjatë natës.

Arrestimi i 26-vjeçarit u bë pas mesnate në Rinas, ku Policia ndaloi automjetin që drejtohej nga i riu. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 107 gramë kokainë, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në doza gati për shitje.

Nga ana tjetër janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3180 euro dhe 48 000 lekë.  I riu e siguronte lëndën narkotike dhe më pas e shpërndante në zona të ndryshme të Tiranës.

Ndërkohë në Vlorë, Policia ka zbuluar një kioskë të kthyer në një pikë shitjeje për lëndët narkotike.

Gjatë operacionit “tabachino”,  agjentët e antidrogës vunë në pranga shtetasit Durim Bogdanaj, Kreshnik Veizaj dhe Altin Toto. Ata ishin të përfshirë në shitjen e kokainës dhe të kanabisit.

Policia sekuestroi dhjetëra doza kokaine, kanabisi si dhe paketa cigaresh pa pullë fiskale. Personat e arrestuar kishin përshtatur ambientet e tabacchino-ve për të kryer aktivitetin e paligjshëm.

Klientët ishin kryesisht të moshave të reja, ndërkohë që policia po vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›