E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane 2 te vdekur pasaksidentit te rende

Te tjera rreth shkrimit FOTO TIRANEuml ndash Dy persona kane humbur jeten sot ne mesdite si pasoje e nje aksidenti te rende ne kryeqytet. Dy automjete jane perplasur prane pallatit te sportit Asllan Rusi duke shkaktuar fillimisht plagosjen e 4 personave. Pak minutave me vone 2 prej tyre kane humbur jeten ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Policia e cila ka mberritur menjehere ne vendngjarje ka faktuar se dy automjetet jane tip Opel me targa AA 237 BI dhe benz TR 6434 I perplasja e te cilave ka shkatuar 4 te lenduarit e me pas 2 viktimat.
Policia ka zbardhur identitetin e disa prej personave te perfshire ne aksident.Keshtu sipas burimeve policore njeri prej viktimave eshte 48 vjecari Arben Hoxhai cili ka qene edhe drejtuesi i automjetit tip Opel. Ndersa rezulton i plagosur Reshit Sinokoli.
Aktidenti ka ndodhur ne nje zone me shume levizje ne Tirane. Sipas gazetares se Shqiptarja.com ne vendin e ngjarjes ka qene automjeti tip Opel i cili ka kaluar trafik ndaresen ne aksin qe e lidh me Zogun e Zi dhe kesisoj i ka dale perpara automjetit tip benz.
Si pasoje e perplasjes te dyja makinat u shkaterruan plotesisht dhe moren flake. Per te nxjerre trupat e te vdekurve eshte dashur nderhyrja e zjarrfikesve te kryeqytetit per shkak te perplasjes se forte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›