E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë/ Arrestohet punëtori i një guroreje, përplasi për vdekje me fadromë një 43-vjeçar

Një 43-vjeçar ka humbur jetën në një gurore në zonën e Dajtit pasi u përplas nga një fadrome.

Ngjarja e rende ka ndodhur ndërkohe që Ilir Caka po lëvizte mjetin e punës mbrapsht dhe ka përplasur Adriatik Xhafajn i cili për pasojë ka humbur jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: -arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin I. Ç., 56 vjeç, pasi dyshohet se gjatë punës në një subjekt (gurore) në Dajt, ka përplasur gjatë lëvizjes mbrapsht me mjetin e punës (fadromë), shtetasin A. Xh., 43 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›