E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë/ Dhunë në familje, arrestohet autori dhe kunati i plagosur me armë zjarri

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton se është arrestuar një 41-vjeçar dhe një 54-vjeçar, pas një ngjarjeje të ndodhur një ditë më parë në rrugën “Llambi Bonata”.

Sipas policisë, në banesën e 54-vjeçarit G. M., ka ndodhur një konflikt i çastit, gjatë të cilit shtetasi M. T., 41 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur kunatin e tij, G. M. Shkak dyshohet të ketë qenë një dhunë e mëparshme fizike dhe psikologjike që 54-vjeçari kishte ushtruar ndaj bashkëshortes së tij.

Të dy personat u arrestuan nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Tiranë. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e një tjetër shtetasi të identifikuar si N. S., nip i 41-vjeçarit, i cili ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes.

Arma e zjarrit e përdorur në plagosje është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›